Qeveria do të shpërblejë me nga 10 mijë euro futbollistët që çuan Maqedoninë në Europian

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 08:31
Qeveria do të shpërblejë me nga 10 mijë euro futbollistët që çuan Maqedoninë në Europian

Kryeministri i vendit Zoran Zaev ka njoftuar me anë të një statusi në fejbuk ka njoftuar se Qeveria ka marrë vendim për t’i shpërblyer futbollistët e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut për suksesin historik, duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Sonte, në seancën e Qeverisë morëm vendim që nga rezervat buxhetore t’i shpërblejmë të gjithë anëtarët e kombëtares së futbollit të Maqedonisë me nga 10.000 euro për secilin, për arritjen e suksesit historik – kualifikim në Kampionatin Evropian”, shkruan Zaev në facebook .

Ndryshe Maqedonia e Veriut pak më herët mposhti 1:0 Gjeorgjinë në finale e plej-ofit të Ligës së Kombeve, duke siguruar biletë për në kampionatin evropian i cili do të mbahet verën e vitit të ardhshëm.

(Kosova Sot Online)