David Marshall bëri një pritje të shkëlqyeshme të penalltisë për ta dërguar Skocinë në Euro 2020, por reagimi epik ‘vodhi gjithë shfaqjen’

  • S.A /
  • 13 November 2020 - 09:25
David Marshall bëri një pritje të shkëlqyeshme të penalltisë për ta dërguar Skocinë në Euro 2020, por reagimi epik ‘vodhi gjithë shfaqjen’

Reagimi i David Marshall për të zbuluar se ai e kishte dërguar Skocinë në Kampionatin Evropian është një nga gjërat më të mira që do të shikoni ndonjëherë.

Portieri i Derby County ishte heroi i penalltive kur priti goditjet e sulmuesit të Serbisë, Aleksandar Mitrovic, në një ndeshje të tensionuar të ‘Play-Off’ për kualifikim në Euro 2020, ndeshje e cila u vendos vetëm pas penalltive.

Të nëntë penalltitë ishin shënuar deri kur sulmuesi i Fulhamit, Mitrovic, mori përgjegjësinë e penalltisë së dhjetë për të barazuar gjithçka, por penalltia e tij u prit nga portieri Marshall.

Por, kishte një vonesë të vogël që e bëri gjithçka edhe më të ëmbël. Marshall fillimisht nuk ishte i sigurt nëse Skocia kishte fituar, veçanërisht pasi ai kishte dalë nga vija e tij për të bërë pritjen dhe VAR-i ishte në përdorim.

Sidoqoftë, momenti që triumfi iu konfirmua atij nga gjyqtari është bërë shpejt virale në mediat sociale, shkaku i reagimit të tij epik.

Marshall bëri gjest ndaj gjyqtarit dhe kur më në fund e kuptoi se sapo kishte siguruar paraqitjen e parë të Skocisë në një turne të madh pas 22 vitesh, ai shpërtheu në eufori të plotë, ndërsa shokët e tij të Skocisë vrapuan drejt tij për festë.

(Kosova Sot Online )