Së bashku me Erion Veliajn, futbollistët e Kosovës mbollën pemë bliri në Tiranë

  • G.G /
  • 14 November 2020 - 16:18
Së bashku me Erion Veliajn, futbollistët e Kosovës mbollën pemë bliri në Tiranë

Deri në mëngjesin e sotëm, Përfaqësuesja e Kosovës ka qenë e grumbulluar në Shqipëri.

“Dardanët” në Shqipëri kanë zhvilluar miqësore me kuqezinjtë, derisa sot në mëngjes janë nisur për në Ljublanë për ndeshjen me Slloveninë në Ligën e Kombeve.

Qëndrimin në Shqipëri, djelmoshat e Kosovës duket se e kanë shijuar në maksimum.

Madje, së bashku me kryetarin e Tiranës, Erion Veliajn, “Dardanët” kanë mbjellur pesë pemë bliri në kopshtin “Nexhmije Pagarusha” në kryeqytetin shqiptar.

Veliaj shihet së bashku me Amir Rrahmanin, Herolind Shalën dhe Fidan Alitin duke mbjellur pemë në këtë kopsht.

https://www.facebook.com/watch/?v=937936136744299

(Kosova Sot Online)