ZYRTARE: Gani Sejdiu emërohet trajner i skuadrës së njohur kosovare

  • S.A /
  • 16 November 2020 - 12:24
ZYRTARE: Gani Sejdiu emërohet trajner i skuadrës së njohur kosovare

Gani Sejdiu është bërë me ekip të ri.

Trajneri mitrovicas e ka marrë në dorë klubin e futbollit Vushtrria, e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës.

Fundjavën që shkoi, Bardhekaltrit i kanë ndarë rrugët me trajnerin e tyre, Fitim Llapashtica dhe menjëherë i nisën bisedimet me ish-trajnerin e shumë skuadrave kosovare.

Momentalisht Sejdiu është trajner i lirë dhe është shprehur i gatshëm që ta ndihmojë klubin vushtrrias për ndeshjet e mbetura të stinorit vjeshtor.

{505647/}

“Vushtrria ka shfaqur interesim dhe pasi që jam trajner i lirë dhe kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje deri në fund të stinorit, jam shprehur i gatshëm që ta ndihmoj”, deklaroi Sejdiu.

“Aty kam punuar edhe më herët dhe e njoh shumë mirë ambientin që është shumë i mirë. Pas këtyre ndeshjeve, mbetet të shihet se cilat janë planet e klubit pastaj për pranverë. Në këto ndeshje vetëm do ta ndihmoj për çfarëdo që klubi ka nevojë”, shtoi Sejdiu.

Ai në të kaluarën i ka drejtuar skuadrat si Trepça, Trepça ‘89, Vushtrria, Feronikeli, Ballkani, Vëllaznimi dhe së fundmi Drenicën.

Pas dhjetë xhirosh të zhvilluara, Vushtrria renditet në pozitën e shtatë me nëntë pikë të grumbulluara në Grupin A të Ligës së Parë. 

(Kosova Sot Online )