Pensionohet Javier Mascherano

  • S.A /
  • 16 November 2020 - 14:51
Pensionohet Javier Mascherano

Javier Mascherano ka vendosur të pensionohet nga futbolli. Këtë ylli argjentinas po e bën në moshën 36-vjeç.

Lajmin e ka konfirmuar vet futbollisti në një konferencë për media që e ka organizuar klubi Estudiantes. Në këtë konferencë ish mesfushori i Liverpoolit dhe Barcelonës me emocione e ka njoftuar opinionin me vendimin e tij për t’u pensionuar nga futbolli aktiv.

“ Dua të ju njoftoj se do të tërhiqem nga futbolli aktiv. Me këtë rast dua të falënderoj këtë klub që më dha mundësinë të kthehesha në Argjentinë dhe ta mbyllja karrierën këtu”, deklaroi Mascherano.

Ai ka qenë edhe kapiten i Argjentinës për të cilën ka luajtur në 147 ndeshje dhe i ka realizuar tri gola. Mascherano për shumë vite ka qenë njëri prej mesfushorëve më të mirënjohur në botën e futbollit. 

(Kosova Sot Online )