Kombëtarja e Serbisë vatër e COVID-19

  • G.G /
  • 18 November 2020 - 15:18
Kombëtarja e Serbisë vatër e COVID-19

Lajme të këqija nga Serbia për trajnerin e Lazios, Simone Inzaghi. Sergej Milinkovic-Savic ka rezultuar pozitiv në testin e Koronavirusit pas raundit të fundit të tamponëve të bërë në ekipin kombëtar.

Kjo u njoftua nga Federata Serbe në faqen e saj zyrtare. Lojtari i Lazios është vënë menjëherë në izolim.

Një ditë para ndeshjes me Rusinë, gjatë analizave të zakonshme anti-Covid-19, lojtari i Lazio doli pozitiv, por nuk ishte i vetmi, pasi të infektuar rezultuan edhe Lazovic dhe Nikoliç.

Jo vetëm kaq: në njoftimin e Federatës Serbe të Futbollit komunikohet edhe pozitiviteti i një fizioterapisti.

“Ekipi mjekësor i Federatës Serbe të Futbollit veproi menjëherë në përputhje me masat dhe protokollet UEFA-s dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, kështu që të tre anëtarët e ekipit kombëtar dhe fizioterapisti u larguan nga qendra sportive “Stara Pazova” për të shkuar në izolim”.

Ditët e fundit, Kolarov i Inter gjithashtu ishte testuar pozitivisht në grumbullimin e Serbisë.

(Kosova Sot Online)