Babai më tha: “Të nevojitej Guardiola”

  • S.A /
  • 20 November 2020 - 10:37
Babai më tha: “Të nevojitej Guardiola”

Pas rinovimit me trajnerin Pep Guardiola, City ka promovuar edhe njërin nga talentet e akademisë në ekipin e parë.

Cole Palmer që në fëmijëri ka qenë pjese e akademisë së Manchester Cityt, dhe babai i tij bënte shaka që Palmerit i nevojitet Pep Guardiola që të merr drejtimin e klubit dhe ai do të promovonte atë në ekip të parë.

“Kështu që, kur kam filluar stërvitjet me ekipin e parë, babai im e përsëritke që: ’Te kam thëne!’. Dhe që të dy qeshnim së bashku”, u deklarua 18-vjeçari.

“Por, sinqerisht të stërvitesh nën urdhrat e Pep çdo ditë është e mrekullueshme. Ai është me të vërtet një trajner i mirë.”  

Sidoqoftë, babai i tij kishte të drejtë së Guardiola do të shihte potencialin e tij.

Trajneri i Cityt ka qenë i impresionuar me Palmer që nga pjesëmarrja e tij e parë me ekipin e parë duke e përshkruar atë si “një talent të pa parë” me një të ardhme të ndritur.

Palmer ka qenë me klubin që nga mosha tetë vjeçare, pasi që zgjodhi Cityn para Manchester United, por atë e kane refuzuar klube si Bolton dhe Liverpool të cilët mendonin që nuk ishte mjaftueshëm i mirë.

Gjithashtu ai ka treguar se të gjithë në ekipin e parë, e kanë ndihmuar atë pavarësisht konkurrencës.

“Që të gjithë më kanë ndihmuar, por ne veçanti Kyle Walker, Raheem Sterling, John Stones dhe Oleks Zinchenko. Të gjithë i mirëpresin lojtarët e rinj, prandaj unë jam më të vërtet i lumtur”, përfundoi ai. 

(Kosova Sot Online )