Në futbollin palestinez shënohet goli më i pabesueshëm në historinë e futbollit – Alhlessy realizon me gërshërë nga vija fundore

  • S.A /
  • 20 November 2020 - 10:48
Në futbollin palestinez shënohet goli më i pabesueshëm në historinë e futbollit – Alhlessy realizon me gërshërë nga vija fundore

Futbolli palestinez nuk është shumë i famshëm në botë, por pas golit të fundit që është shënuar aty sigurisht që popullariteti për të është rritur ndjeshëm.

Në Palestinë është shënuar një gol të cilin jo që nuk e kemi parë shpesh, por nuk e kemi parë asnjëherë. Ngjarja ndodhi në Ligën e Dytë të West Bank në Palestinë, në ndeshjen mes Beit Safafa dhe Al-Quwaat.

Futbollisti, Khader Alhlessy shënoi golin përfundimtar të ndeshjes dhe i siguroi fitoren 2-1 skuadrës së tij me një gol të paparë.

Khader Alhlessy ka realizuar një gol të pamundur nga vija fundore me gërshërë, gol që po vlerësohet si më i pabesueshmi në historinë e futbollit.

Goli i shënuar nga Alhlessy ka bërë xhiron e botës nëpër rrjete sociale dhe sigurisht që ai do të jetë ndër të nominuarit për ta fituar çmimin ‘Puskas’ për golin më të mirë të vitit. 

(Kosova Sot Online )