Reagon Andi Lila ndaj kryetarit të Bashkisë Kavajë: Bëhu burrë, kërko falje për ndasinë që mbjell

  • G.G /
  • 20 November 2020 - 12:15
Reagon Andi Lila ndaj kryetarit të Bashkisë Kavajë: Bëhu burrë, kërko falje për ndasinë që mbjell

Dy ditë më parë postimi i Andi Lilës në profilin e tij Instagram bëri bujë, pasi u largua në mënyrë agresive nga fusha e vjetër në Kavajë dhe kjo lidhet vetëm me faktin që ka hedhur kanditaturën si deputet në Partinë Demokratike.

Andi Lila po bënte një intervistë për jetën e tij futbollistike për News 24 por dy zyrtarë të Bashkisë Kavajë ndërprenë gjithçka. 34-vjeçari shihet teksa komunikon me një polic bashkiak dhe një person me emrin Aldo, që i thotë troç se është politikë dhe se duhet të largohet nga fusha e blertë.

Ditëne djeshme ka reaguar edhe Kryetari i Bashkisë Kavajë, Redian Krali. Me anë të një statusi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Krali zvogëlon çështjen duke theksuar se veprimi nuk ka prapavijë politike, ishte diçka e shmangshme nëse do të ishin njoftuar institucionet në mënyrë që të shmangej shpërqendrimi i fëmijëve.

Postimi i plotë i Redian Krali

“…dhe ai që u votua më shumë kundra (nga ato për të cilët sot papritur u bë hero), u bë dhe “deputet”…
.. kështu mbaron përralla dhe të gjithë u rikthyen në gjumë (ajo që dijnë të bëjnë më mirë).
Bashkia Kavajë në të cilën kam nderin të shërbej si Kryetar i saj, është e çdo qytetari, pa dallim bindjesh e ngjyrash e aq më pak ambiciesh politike. Andi Lila është qytetar nderi për të gjithë kontributin që ka dhënë për futbollin, aq më tepër në një qytet kaq dashamirës ndaj sportit siç është qyteti jonë. Andi Lila gjithashtu, e di fort mirë që në një ambient ku të rinjtë tanë sot stërviten për të qenë nesër në lartësinë e tij në karrierën që kanë zgjedhur, kanë nevojë për motivim, mbështetje, regjim strikt dhe absolutisht jo “shpërqëndrim.

Pikërisht në ndihmë të kësaj llogjike futen Institucionet përkatëse. Fusha vërtet është e çdo qytetari, jo vetëm e atyre që janë rritur e formuar në të, por funksioni i saj prioritar është stërvitja e fëmijëve. Në çdo moment tjetër, mjafton një komunikim fare i thjeshtë me Institucionin përkatës, në rastin konkret “Drejtoria e Sporteve”, për të koordinuar dhe shmangur çdo polemike të panevojshme duke marr për të mirëqenë që në fund të ditës, ajo që të dyja palët duan, është e mira e “talenteve” të reja.
Kryetari i Bashkisë nuk urdhëron, delegon besimin e tij për mirëfunksionimin e çdo Institucioni Drejtues. Kryetari Bashkisë është shërbëtor. Bashkia Kavajë është e qytetarëve!”

Sot ka reaguar edhe vet Andi Lila, me anë të një postimi në Instagram ku shprehu të gjithë indinjatën e tij: Justifikimi qê ngre se: paskam penguar “shpërqëndruar” stërvitjen e ekipit të fëmijëve është mjeran dhe tregon mangësi intelektuale. Duke u justifikuar me këto argumenta bajate ju jo vetëm nuk po kontribuoni në shuarjen e ndasisë politike që ju keni mbjellë në Kavajë por po i fryni më shumë këtij zjarri.

Postimi i plotë i Andi Lila

Per ty kryetari ilegjitim i Bashkisë Kavajë që paske filluar punë edhe si numërues votash tek PD-ja.

Te ftoj të bëhesh burrë siç duhet të jetë një Kryetar Bashkie.

Trego forcë karakteri, prano urdhërin e gabuar që ju dhe vartësve të tu dhe për këtë kërko falje: Jo Andi Lilës por qytetarëve të Kavajës të cilër i ndave, me ty e kundër teje.

Justifikimi që i bën një urdhëri të gabuar nga gabim e kthen në faj .

Justifikimi qê ngre se: paskam penguar “shpërqëndruar” stërvitjen e ekipit të fëmijëve është mjeran dhe tregon mangësi intelektuale.

Z.Krajli mos mashtroni pasi me zë e figurë u pa qartë arsyja përse mu kërkua largimi nga fusha e futbollit,

Duke u justifikuar me këto argumenta bajate ju jo vetëm nuk po kontribuoni në shuarjen e ndasisë politike që ju keni mbjellë në Kavajë por po i fryni më shumë këtij zjarri.

Nuk dua ta zgjas më këtë debat pasi vlerësoj se me bashkëqytetaret e mi Kavajas janë shumë më shumë gjërat që me bashkojnë se ato që më ndajnë dhe aq më pak politika.

Sigurisht që bashkë mund ta sqarojmë këtë çështje edhe në organet ligjore por jam i bindur se në fund fajin do t’ja hidhni vartësve tuaj gjë të cilën e paraprini dhe në postimin tuaj duke thënë se “Kryetari delegon nuk urdhëron “. Unë absolutisht nuk dua që për urdhërat tuaj të paligjshme të penalizohen ata çuna që erdhën të turpëruar pasi unë jam plotësisht i bindur se ata nuk kanë faj pasi kanë zbatuar urdhërin tuaj, pra fajtor jeni vetëm ju.

(Kosova Sot Online)