Zidane e zbulon të ardhmen e Iscos

  • E.K /
  • 22 November 2020 - 13:22
 Zidane e zbulon të ardhmen e Iscos

Zinedine Zidane u mbyll dyert të gjitha skuadrave të interesuara për Roman Alarcon Suarez i njohur nga të gjithë si Isco.

Mesfushori spanjoll, ka pasur shumë pak minuta në këtë sezon dhe në media kanë aluduar shumë lajme lidhur me largimin e mundshëm të tij nga Los Blancos që në janar.

Gjithsesi pwr t’i shuar këto zëra ka menduar trajneri Zidane, i cili në një intervistë pas ndeshjes ndaj Villarealit, ka theksuar se Isco nuk do të largohet nga Reali pasi vazhdon të mbetet një element shumë i rëndësishëm për skuadrën.

(Kosova Sot Online)