Zidane: Më vjen keq për Interin

  • E.K /
  • 26 November 2020 - 15:28
Zidane: Më vjen keq për Interin

I lumtur për suksesin që skuadra e tij arriti në udhëtim në San Siro ndaj Interit, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, në konferencën për shtyp pas ndeshjes shkëputi një mendim edhe për ndarjen e parakohëshme nga jeta të legjendës Diego Armando Maradona, ndërsa komentoi edhe paraqitjen e Los Blancos ndaj zikaltërve.

Reali fitoi 2-0 në Itali për të shkuar në pozitën e dytë në Grupin B dhe për të qenë më rehat në lidhje me kualifikimin më tutje.

“Ishte ndeshje e rëndësishme, e përgatitëm mirë. E dinim se do të ishte e vështirë, por kemi luajtur me karakter dhe kemi pasur qasjen e duhur në fushë”, u shpreh Zizu.

“Jam i lumtur për lojtarët sepse ata shpesh kritikohen kur paraqitjet tona nuk janë të shkëlqyera”.

“Nuk mund të fitosh gjithmonë në futboll, e rëndësishme është të japësh gjithçka ke çdo herë dhe kjo është ajo që bëmë”.

“Duam të luajmë gjithmonë futboll të bukur dhe të marrim fitoret, por nuk është gjithmonë e mundur. Ne kemi luajtur shumë mirë javën e kaluar ndaj Villareal për 75 minuta dhe më pas kemi pësuar një gol, por njerëzit sillen sikur është katastrofë. Kështu nuk funksionon futbolli”.

“Më vjen keq për Interin, pasi ata kishin luajtur mirë në ndeshjen e parë, por ky është futbolli”.

Maradona? Të gjithë jemi të trishtuar për të dhe familjen e tij. Nuk janë vetëm ata në futboll, sepse të gjithë në botë e adhuronin Maradonën. Gjithmonë e kam atë në mendje sepse isha 14 vjeç në vitin 1986 (Botërori i Meksikës), kështu që ajo që pashë të bënte në fushë ishte unike”, u shpreh Zidane.

(Kosova Sot Online)