Juve e do Van de Beekun

  • S.A /
  • 27 November 2020 - 09:06
Juve e do Van de Beekun

Gjiganti i Serie A e dëshiron në formë huazimi holandezin me opsionin e blerjes.

Juventus është duke e monitoruar situatën e Donny van de Beek te Manchester United.

Holandezi vazhdon të presë për të fituar një vend në 11-she, s’ka startuar në Premierligë që kur u transferua nga Ajaxi afatin kalimtar të verës.

Tashmë ai mund të jetë duke e menduar largimin nga ‘Old Trafford’ dhe sipas CalcioMercato, Juve do të tentojë ta ribashkojë me Matthijs de Ligt.

‘Zonja e Vjetër’ e dëshiron atë në formë huazimi me të drejtën e blerjes për 35 milionë euro.

(Kosova Sot Online )