E konfirmon Reali, lëndohet Dani Carvajal

  • S.A /
  • 27 November 2020 - 15:04
E konfirmon Reali, lëndohet Dani Carvajal

Vetëm pak javë pas rikthimit nga dëmtimi që e mbajti shumë gjatë jashtë fushave, Dani Carvajal është ndalur sërish.

Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit luajti titullar në fitoren 2-0 kundër Interit në Ligën e  Kampionëve, por ka pësuar një lëndim që do ta lërë jashtë fushave disa javë.

Reali ka konfirmuar se Carvajal ka probleme muskulore në kofshën e djathtë dhe se gjendja e tij do të monitorohet. Lëndimi rëndë i ligamenteve, e ka lënë atë jashtë për shumë ndeshje këtë edicion, deri më tani ka vetëm pesë paraqitje. 

(Kosova Sot Online )