Ronaldo qëndron në shtëpi

  • G.G /
  • 28 November 2020 - 10:23
Ronaldo qëndron në shtëpi

Ronaldo do të pushohet për ndeshjen me Beneventon.

Tashmë është zyrtare, Cristiano Ronaldo nuk është ftuar për ndeshjen që Juventusi do ta zhvillojë sonte nga ora 18:00 me Beneventon.

Andrea Pirlo mendon se është momenti më i mirë për t’i dhënë pushim 35-vjeçarit dhe kjo është arsyeja se përse CR7 ka mbetur në shtëpi.

Pirlo para se të zbulojë listën e lojtarëve të ftuar, e konfirmoi se do ta lë në shtëpi duke thënë “Ronaldo është lodhur”.

Ronaldo po shijon një tjetër sezon pozitiv, ani pse nuk ka luajtur shumë ndeshje, shkaku edhe i COVID-19.

Ai deri më tani ka shënuar 8 gola në vetëm 5 ndeshje në Serie A, në total numëron 9 gola në 7 ndeshje – statistika vërtetë fantastike. 

(Kosova Sot Online)