Probleme për Radja Nainggolan

  • G.G /
  • 28 nëntor 2020 - 12:25
Probleme për Radja Nainggolan

Radja Nainggolan do të humbasë përballjen me Sassuolon.

Radja Nainggolan nuk ka udhëtuar me Interin drejt Reggio Emilias për përballjen me Sassuolon, pasi ka ndjerë dhimbje në këmbën e djathtë dhe ka nevojë për të pushuar disa ditë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi zikaltër nëpërmjet një komunikate, ku sqaronte se mesfushori belg nuk do të jetë në dispozicion të Contes për sfidën e sotme dhe vetëm në fillim të javës do të mësohet më shumë rreth dëmtimit të tij.

Gjithsesi mungesa e Nainggolan duket se nuk e shqetëson trajnerin Conte, që do të udhëtojë drejt Sassuolos me të paktën 6 mesfushorë të tjerë në dispozicion, pasi ka rikuperuar edhe emra si Brozovic e Sensi.

(Kosova Sot Online)