Klopp konfirmon se Thiago do të mungojë edhe disa javë

  • A.P /
  • 30 nëntor 2020 - 21:20
Klopp konfirmon se Thiago do të mungojë edhe disa javë

Thiago Alcantarën po e ndjek fati i Eden Hazard në Real Madrid.

Ai nuk ka arritur të qëndrojë i shëndosh disa ndeshje me radhë me Redsat që prej transferimit gjatë verës nga Bayern Munich.

Thiago u lëndua në sfidën kundër Everton, ndeshje në të cilën Virgil Van Dijk këputi ligamentet dhe ka humbur pothuajse sezonin.

Sido që të jetë, Thiago vetëm kishte marrë goditje shumë të fortë në gju, por që nuk ka këputur asgjë dhe sipas Jurgen Klopp është rrugës për t’u rikthyer.

“Në fillim të gjithë menduan se për shkak se nuk ka këputur asgjë, mund të kthehet pas pak ditësh. Por goditja që ka marrë në gju ende nuk është në rregull. Nuk është diçka e madhe dhe ai stërvitet kohë pas kohe, por mendojmë se i duhet ende kohë”, tha Klopp.

“S’mund të them saktësisht kur do të jetë gati, por do të jetë edhe të paktën disa javë, kështu është situata”. 

(Kosova Sot Online)