Lewis Hamilton infektohet me COVID-19

  • S.A /
  • 01 December 2020 - 09:54
Lewis Hamilton infektohet me COVID-19

Lewis Hamilton, 7 herë kampioni i botës në Formula 1, ka rezultuar pozitiv në tesin për COVID-19, pas garës së zhvilluar dy ditë më parë në Bahrejn.

Piloti britanik është futur menjëherë në vetizolim, dhe si pasojë do të mungojë në garën e radhës që zhvillohet sërish në pistën e Sakhir (Bahrejn).

Pasi që Hamilton ka rezultuar pozitiv, makina Mercedes pritet ta gjejë një zëvendësues për garën e radhës.

Por, që kjo mungesë nuk do të ndikojë shumë te Mercedes, pasi që tashmë e ka siguruar titullin e kampionit të botës, dhe Hamilton i cili është shpallur me herët kampion.

(Kosova Sot Online )