Milan fiton dhe kualifikohet për në raundin tjetër të Europa Ligës

  • A.P /
  • 03 December 2020 - 21:05
Milan fiton dhe kualifikohet për në raundin tjetër të Europa Ligës

Milan ka fituar sonte në San Siro me rezultat 4-2 kundër Celticut duke kaluar kështu në fazën e nokdaunit të 32 skuadrave më të mira në Europa Ligë. Me këtë fitore Milan ka tani 10 pikë dhe është në vendin e dytë me 10 pikë. Lille në anën tjetër ka fituar sot dhe është në vendin e parë me 11 pikë

Milan e ka mposhtur me rezultat 4-2 Celticun, duke kaluar në fazën e nokdaunit në ndeshje direkt në Europa Ligë.

Një gabim në mbrojtje të Milanit e shfrytëzoi shumë mirë në minutën e 7-të Rogic dhe shënoi golin e parë në këtë ndeshje.

Njëjtë Celtic do të shënonte edhe golin e dytë, prapë pas një gabimi të mbrojtjes se Milanit. Kështu në minutën e 14 Celtic do të shënonte me anë të Edouard.

Milan do të reagonte pak më vonë dhe do të shënonte dy gola për dy minuta.

Calhanoglu do të shënonte gol në minutën e 24-të kurse rezultatin do ta barazonte Castillejo.

Me rezultat 2-2 do të përfundonte edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Milan do ta fillonte shumë më mirë ku në minutën e 50-të shënoi Hauge një gol të bukur.

Golin e fundit për Milanin e shënoi sulmuesi i huazuar nga Real Madrid, Brahim Diaz, gol që edhe e vulosi fatin e këtij takimi në minutën e 82-të.

Me këtë fitore Milan ka kaluar në fazën tjetër të Europa Ligës, derisa Celtic është eliminuar.

Në këtë grup sonte ka fituar edhe Lille kundër Sparta Pragës, duke u kualifikuar po ashtu në fazën tjetër të Europa Ligës, por a do të përfundojë në vendin e parë, kjo mbetet të shihet pas ndeshjes se fundit që do të zhvillohet javën e ardhshme kundër Celticut në Glasgoë.

(Kosova Sot Online)