Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet Trepça’89 – Gjilani dhe Arbëria – Drenica

  • E.K /
  • 05 December 2020 - 12:55
Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet Trepça’89 – Gjilani dhe Arbëria – Drenica

Java e 16-të në elitën e futbollit kosovar filloi dje me ndeshjen FC Prishtina – Feronikeli (0:0).

Në kuadër të kësaj xhiro, në mesditën e sotme do të luhen edhe dy ndeshje tejet interesante.

Në stadiumin “Riza Lushta”, Trepça’89 e pret Gjilanin, një skuadër të cilës në ndeshjet e fundit i ka shkaktuar gjithmonë probleme.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër, Arbëria përballet me Drenicën në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë.

Të dyja ndeshjet e sotme nisin nga ora 13:00.

(Kosova Sot Online)