“Ende nuk e di çka ndodhi në Barcelonë”

  • E.K /
  • 05 December 2020 - 14:23
“Ende nuk e di çka ndodhi në Barcelonë”

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të mos e dijë se çfarë ndodhi me të në Barcelonë.

Ibra qëndroi vetëm për një sezon te Barça dhe menjëherë u shit te Milani me kërkesë të Pep Guardiolës.

Në një intervistë për Sky Sport Italia, 39-vjeçari zbuloi disa të pathëna.

“Ndjehem si në shtëpinë time. Nuk nxitohem të kthehem pas një dite pune, sepse kjo është tashmë shtëpia ime”, tha Zlatan.

“Më kujtohet kur kam ardhur për herë të parë 10 vjet më parë. Sapo kishim luajtur Barcelona-Milano një javë më parë dhe të gjithë ishit në tunel duke më thënë të kthehesha me ty në Milano (i drejtohet Ibra ish shokut Massimo Ambrosini). Ishte (atëherë CEO CEO Adriano) Galliani, i cili erdhi në shtëpinë time në Barcelonë dhe tha që ai nuk do të largohej derisa të pranoja të vija edhe unë”.

“Situata në Barcelonë nuk ishte e qartë dhe ende nuk e di cili ishte problemi i vërtetë. Unë kisha oferta të tjera, por zgjodha Milanin sepse unë tashmë e njihja qytetin, dhe gjithashtu kur një klub i madh si Milano telefonon, kjo të motivon, do të thotë diçka. Shpresoja, në fakt e dija, se do të fitonim diçka”.

(Kosova Sot Online)