“Tonali i refuzoi Interin dhe Juventusin për Milanin”

  • S.A /
  • 11 December 2020 - 13:20
“Tonali i refuzoi Interin dhe Juventusin për Milanin”

Tonali dëshironte të transferohej më çdo kusht te klubi i zemrës, Milan.

Agjenti i Sandro Tonali, Beppe Bozzo ka konfirmuar se mesfushori italian dëshironte të bashkohej me Milanin me çdo kusht pavarësisht ofertave nga skuadrat tjera si Inter dhe Juventus.

Ish-ylli i Bresicas u bashkua me kuqezinjtë për shifrën e 35 milionë eurove verën e kaluar, dhe deri tani numëron 16 paraqitje në të gjitha garat, por ende nuk ka arritur të shënojë apo të asistojë.

Agjenti i tij tregoi dëshirën e madhe të mesfushorit për t’iu bashkuar kuqezinjve, dhe refuzimit  të skuadrave të tjera italiane.

“Muajt e tij të parë në Milano kanë qenë pozitivë”, tha Beppe Bozzo.

“Unë do të prisja disa vështirësi, duke pasur parasysh momentin që po kalojmë të gjithë për shkak të COVID-19, dhe hapit përpara që ai bëri duke lëvizur nga Brescia në Milano. Në realitet, nuk kishte aspak probleme, Sandro tregoi aftësitë në fushë dhe ishte i përshtatshëm për Milanin”.

“Negociatat nuk ishin të lehta, gjëja më e vështirë ishte të bindje Massimo Cellinon se ai dëshironte të transferohej në Milano me çdo kusht. Ai kishte oferta të tjera në tryezë dhe Milani mund të nënshkruante me atë vetëm në huazim më një mundësi për të blerë”.

“Por dëshira e lojtarit për të luajtur për ekipin e zemrës e tij bëri ndryshimin, dhe Cellino e kuptoi atë në fund”, shtoi agjenti i 20-vjeçarit.

“Juventus dhe Inter ishin vërtet afër nënshkrimit të tij, por Milani mbizotëroi. Ai ka lindur në vitin 2000, dhe është i përqendruar vetëm në futboll, ai nuk ndjek rrjetet sociale apo jetën moderne. Sandro synon që të arrijë majat, ai është një djalë i zgjuar”.

Sandro që nga fëmijëria ka qenë tifoz i skuadrës së Milanit, prandaj edhe kishte ëndërruar që një ditë të luante për klubin e preferuar. 

(Kosova Sot Online )