“Do te ishte si në filma”, Messi këshillohet të shkojë në Napoli!

  • S.A /
  • 11 December 2020 - 13:17
“Do te ishte si në filma”, Messi këshillohet të shkojë në Napoli!

E ardhmja e Lionel Messit mund të jetë larg Barcelonës.

Manchester City dhe Paris Saint Germain interesohen për 33-vjeçarin që zyrtarisht kërkoi largimin në afatin kalimtar të verës. Tani i është shtuar listës një tjetër klub, bëhet për fjalë për Napolin.

Kevin-Prince Boateng, me të cilin Leo luajti disa muaj në Barcelonë, ka këshilluar Lionel Messin të ndjekë të jashtëzakonshmin Diego Maradona dhe të nënshkruajë për Napolin.

Maradona ndërroi jetë muajin e kaluar dhe Messi edhe njëherë ka treguar se për të ai ka qenë gjithçka dhe shkuarja në Napoli, sipas Boateng, do të ishte diçka si “nëpër filma”.

“Messi do të përfundojë kontratën te Barcelona, sa e mrekullueshme do të ishte nëse do të telefononte Napoli dhe thjesht të thotë ‘Po vij”, tha Boateng për ESPN.

“Ata nuk e japin më numrin 10, por do të kisha dashur të nderohet numri 10 i Maradonës, do të kisha dashur të vij ai dhe të luaj një apo dy vite, duke mos menduar për para apo diçka tjetër, vetëm me zemër”.

“Do të ishte si në filma. Ai do të duhej të shkonte në stërvitje me helikopter sepse njerëzit do ta hanin të gjallë. Ata do të ishin shumë të lumtur”. 

(Kosova Sot Online )