David Alaba, 1 janari po afron

  • E.K /
  • 11 December 2020 - 14:04
David Alaba, 1 janari po afron

Koha e David Alabas te skuadra gjermane Bayern Munchen është drejt fundit, edhe pse Karl-Heinz Rummenigge ditën e djeshme dha shpresa që mund të qëndrojë akoma në ‘Allianz Arena’.

Real Madridi është duke konsideruar mundësin e transferimit të David Alaba verën e ardhshme.

Ata po e monitorojnë situatën e tij te Bayerni, ashtu si shumë klube tjera.

Kontrata e 28-vjeçari përfundon në qershorin e ardhshëm dhe ai do të jetë i lirë të negociojë me klubet tjera nga 1 janari.

Alaba i kishte dhënë Bayernit afat deri më 1 dhjetor për të arritur një marrëveshje, por s’ka asgjë të re.

Rregullat e FIFA-s thonë që ai duhet të presë derisa të mbeten gjashtë muaj ose më pak nga kontrata e tij para se të hyjë zyrtarisht në negociata me ekipe të tjera dhe kështu, nga 1 janari ai do të verdhohet nga telefonatat.

Skuadrat tjera të interesuara për shërbimet e mbrojtësit janë edhe Juventus, Chelsea, Barcelona, Manchester City dhe PSG.

Alaba beson se koha e tij në Allianz Arena ka mbaruar dhe do të duhej një ndryshim dramatik i ngjarjeve që ai të qëndrojë ende në Bavari.

Ai shpreson të nisë një udhëtim të ri në kampionatin ku ai gjithmonë ka dashur të luajë, në La Liga të Spanjës, por nuk përjashtohet mundësia as Premierliga.

Duke pasur parasysh pozicionin delikat financiar të Barcelonës, alternativa e vetme e vlefshme për Alaba kur bëhet fjalë për t’u bashkuar me një ekip në Spanjë është Real Madrid. Asnjë skuadër tjetër nuk mund të përputhet me kërkesat e lojtarit, pasi që ai dëshiron rreth 10 milionë euro në vit.

(Kosova Sot Online)