Ndryshon rezultati, 48 orë pasi rezultuan pozitivë, Rrahmani dhe Hysaj tani negativ për COVID-19

  • S.A /
  • 11 December 2020 - 13:56
Ndryshon rezultati, 48 orë pasi rezultuan pozitivë, Rrahmani dhe Hysaj tani negativ për COVID-19

Mbrojtësit e Napoli, Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj kanë rezultuar negativ në testin e fundit për COVID-19, konfirmoi klubi ditën e sotme.

Dyshja kishin rezultuar pozitivë, sa ishin pjesë e ndeshjeve të kombëtareve gjatë muajit nëntor.

Trajneri italian, Gennaro Gattuso i përfshiu ata të dy në listën e skuadrës së Napolit për ndeshjen me Real Sociedad të enjten në kuadër të Evropa Ligës, por mbrojtësit rezultuan përsëri pozitivë para ndeshjes.

Ata menjëherë iu nënshtruan një testi të ri, kësaj here ata janë shëruar plotësisht nga virusi.

“Testi i fundit i Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj është negativ”, shkroi Napoli në rrjetet sociale këtë mëngjes.

Mbrojtësit do të kenë të drejtë të luajnë ndeshjen e radhës në Serie A kundër Sampdorias të dielën.

(Kosova Sot Online )