Europa League, shpërblehet Lirim Kastrati

  • S.A /
  • 11 December 2020 - 15:17
Europa League, shpërblehet Lirim Kastrati

Lirim Kastrati ka zënë vend në formacionin e javës në Europa League.

Dinamo Zagrebi i Lirim Kastratit është kualifikuar si lidere e Grupit K në fazën tjetër të Europa League.

Në ndeshjen e fundit në grup, Dinamo e mposhti 3-1 skuadrën e CSKA Moskës.

Në këtë ndeshje e gjeti golin edhe Lirim Kastrati, në minutën e 75-të, derisa asistoi edhe për një tjetër.

Paraqitja e mirë që bëri, ka shtyrë UEFA-n që ta përfshijë atë në formacionin e javës në Europa League, raporton.

(Kosova Sot Online )