Plani i Milanit për Brahim Diazin

  • S.A /
  • 12 December 2020 - 09:23
Plani i Milanit për Brahim Diazin

Diaz e ka bindur Milanin dhe Piolin.

Milani është duke menduar të zgjasë huazimin e talentit të Real Madridit, Brahim Diaz për një tjetër sezon, raporton “CalcioMercato”.

Milan beson se talenti 21-vjeçar do të vazhdojë të përmirësohet dhe e duan patjetër edhe të paktën një sezon, pasi Reali Madridi tani për tani nuk po e mendon opsionin e shitjes.

Diaz ka bërë 15 paraqitje me Milanin, ka shënuar 4 gola deri më tani. 

(Kosova Sot Online )