Joshua para meçit me Pulev: “Nuk keni pse të brengoseni që gruas tuaj do t’i përplaset në kokë një krikëll me birrë”

  • S.A /
  • 12 December 2020 - 12:31
Joshua para meçit me Pulev: “Nuk keni pse të brengoseni që gruas tuaj do t’i përplaset në kokë një krikëll me birrë”

Joshua para meçit me Pulev: “Nuk keni pse të brengoseni që gruas tuaj do t’i përplaset në kokë një krikëll me birrë”

Gjithçka gati për meçin mës Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev. Në Londër, Joshua dhe Pulev do të luftojnë për të mirin e botës në kategorinë e rëndë. Ata do të luftojnë për katër breza, IBF, WBA, WBO dhe IBO. Para meçit ka folur Anthony Joshua. “Do të jetë (garë) e ngushtë; do të jetë qark i mbyllur”, tha Joshua.

“Nuk keni pse të brengoseni që gruas tuaj do t’i përplaset në kokë një krikëll me birrë apo që 15 burra anash jush do të përfshihen në rrahje. Nuk është keq. Presion nuk ka, mund të futesh në ritmin tënd. Mendoj se nganjëherë jam nën presion të madh. Jam fizikisht mirë, por mendërisht duhet të qëndroni të fuqishëm. Ky vit ka qenë i mirë për të shkarkuar shumë presion dhe ti duhet të luftosh përballë 1.000 fansave si njeri pozitiv”.

Para këtij meçi, në ring do të ngjitet edhe boksieri shqiptar, Florian Marku. Ai do të përballet me britanikun Jamie Stewart.

Meçi kryesor i mbrëmjes së sotme pritet të zhvillohet pas orës 23:00, derisa gjithçka do të nisë pas orës 18:00.

(Kosova Sot Online )