Florian Marku para meçit: “Është dita ime”

  • S.A /
  • 12 December 2020 - 12:21
Florian Marku para meçit: “Është dita ime”

Ëndrra i është bërë realitet.

Për herë të parë, Florian Marku do të zbresë në ring në natën ku përballen më të mirët e botës në boks në kategorinë e rëndë. Marku do të ketë punë me Jamie Stewart, derisa meçi kryesor sonte do të jetë mes Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev që do të luftojnë për më të mirin e botës në kategorinë e rëndë, fituesi i rrëmben katër breza IBF, WBA, WBO dhe IBO që aktualisht janë të Joshuas.

Marku mezi po e pret këtë meç. Ai ka reaguar me një postim në rrjetet sociale.

“Mirëmëngjesi botë. Sot është dita ime”, ka shkruar Marku.

Përballja mes Markut dhe Jamie Stewart pritet të nisë nga ora 18:00. 

(Kosova Sot Online )