Lexoni edhe:
Mourinho zbulon se çfarë i tha Kloppit pas ndeshjes Liverpool-Tottenham
Promotori Eddie Hearn thotë se Anthony Joshua dhe Tyson Fury po mendojnë të heqin dorë nga të gjithë katër titujt e botës në kategorinë e rëndë për t’u siguruar se meçi i mundshëm mes tyre do të ndodhë.
Meçi i kategorisë së rëndë mes dy kampionëve nga Britania e Madhe do të ishte i pari në historinë e boksit në të cilin do të luftohej për të gjithë katër titujt e botës në kategorinë e rëndë.
Fury, 32 vjeç, është kampion në WBC, ndërsa Joshua, 31 vjeç, i mban titujt në IBF, WBA dhe WBO.
“E kemi një meç në duart tona, dhe më vjen keq prej organeve qeverisëse, por ky meç është më i rëndësishëm se të gjithë këta tituj”, tha Hearn.
Mourinho zbulon se çfarë i tha Kloppit pas ndeshjes Liverpool-TottenhamLexoni edhe:
“Ne duhet të jemi paksa të kujdesshëm sepse mund të themi shumë lehtë ‘T’i heqim qafe politikat tani. Të heqim dorë nga të gjithë titujt sepse nëse e humbim një do t’i humbim të gjithë’”, theksoi ai.
Hearn shtoi: “Kjo është lufta më e madhe në botën e boksit”.
Joshua e bëri edhe më të mundur meçin me Fury duke e nokautuar Kubrat Pulevin të shtunën.
Por WBO pret që Joshua të përballet me Oleksandr Usyk në meçin e radhës, duke i rritur gjasat që Joshua të heqë dorë nga ky titull apo Usyk të paguhet për t’u mënjanuar.
(Kosova Sot Online )