Lewandowski nuk e ndal hovin

  • G.G /
  • 18 December 2020 - 13:46
Lewandowski nuk e ndal hovin

Nisi gjithçka sezonin e kaluar, Lewa vazhdon edhe këtë sezon.

Sezoni 2019/20 ishte më i miri në karrierë për Robert Lewandowskin sa i përket statistikave individuale, por edhe me trofe pasi pesë herë deri sot ka ngritur kupa në qiell.

Pasi fitoi pothuajse gjithçka me klub dhe në aspektin individual, Lewa po zhvillon një tjetër pozitiv që në fund mund t’i shpërblehet më të tjerë trofe.

Ai deri sot ka shënuar 15 gola në 11 paraqitje në Bundesliga dhe është kandidati kryesor për Këpucën e Artë.

Në total, Lewa numëron 18 gola në 17 ndeshje – më shumë gola se ndeshje, statistika që tregojnë se ai është në vitet më të mira të karrierës dhe ka edhe shumë për të dhuruar në fushën e lojës. 

(Kosova Sot Online)