Reagon Sane pasi u nxor nga loja edhe pse ishte futur në fushë si zëvendësues

  • S.A /
  • 21 December 2020 - 11:02
Reagon Sane pasi u nxor nga loja edhe pse ishte futur në fushë si zëvendësues

Reprezentuesi gjerman ka premtuar se do të kthehet përsëri më i fortë në vitin 2021 pas një paraqitjeje tjetër dëshpëruese në Bundesliga.

Leroy Sane e ka pranuar se nuk ishte në formën e tij më të mirë në ndeshjen e Bayern Munich kundër Bayer Leverkusen në fundjavë, por këmbëngul se ende e ndien besimin e plotë të ekipit dhe trajnerit.

Sane u dorëzua në paraqitjen e tij të 16-të për Bayern që prej kur u transferuar në Allianz Arena nga Manchester City për 60 milionë euro.

24-vjeçare hyri në minutën e 32-të pasi Kingsley Coman u detyrua të largohej nga fusha shkaku i lëndimit.

Sidoqoftë, ish-ylli i Cityt nuk ishte në gjendje të ndikonte në lojën e Bayernit në pjesën e dytë dhe Flick përfundimisht vendosi të bënte një ndryshim të dyfishtë në mes të pjesës së dytë.

Flick mbrojti vendimin e tij pas ndeshjes, duke thënë: “Nëse shihni pjesën e dytë, Thomas Muller është i domosdoshëm, Serge Gnabry u përmirësua në pjesën e dytë, kjo është arsyeja pse unë zëvendësova Leroy Sane. Nuk kishte asnjë mundësi tjetër.”

Sane e ka pranuar se ishte i tronditur kur pa numrin e tij në minutën e 68-të, por gjithashtu ka pranuar faktin që performancat e tij të fundit kanë rënë nën standardin e kërkuar.

“Zëvendësimi erdhi si një befasi për mua në fillim, nuk e dija ashtu. Por kjo gjithashtu ndodh një herë”, tha Sane.

“Unë ndiej besimin e plotë të ekipit dhe jam plotësisht i qetë me FC Bayern. Unë jam kritiku im më i madh dhe di të klasifikoj faktin që nuk isha në gjendje të përdorja aftësitë e mia kohët e fundit. Por kjo do të ndryshojë.”

“Unë do të bëj gjithçka mundem për të shlyer besimin e klubit tek unë.”

Bayern tani është në krye të Bundesligës drejt pushimit dimëror, dy pikë larg Leverkusen dhe RB Leipzig, të cilët humbën mundësinë për të kaluar në vendin e dytë pasi barazuan me Kolnin.

(Kosova Sot Online )