Nëna e Ronaldinhos nën kujdes intensiv, shkaku infektimit me COVID-19.

  • G.G /
  • 22 December 2020 - 13:59
Nëna e Ronaldinhos nën kujdes intensiv, shkaku infektimit me COVID-19.

Ish-ylli i Barcelonës dhe Brazilit, Ronaldinho, kërkon lutje dhe mesazhe mbështetje për nënën e tij 71-vjeçare, e cila është shtruar në spital pas infektimit me koronavirus.

Ai tregoi në llogarinë e tij personale në Twitter për gjendjen shëndetësore të nënës se tij.

 “Të dashur miq, nëna ime është me COVID-19 dhe ne jemi në luftë që ajo të shërohet së shpejti. Ajo është në qendrën e kujdesit intensiv, nën përkujdesje të plotë. Unë ju falënderoj paraprakisht për lutjet, energjitë pozitive dhe afeksionin tuaj. Forca nënë”

Brazili i regjistroi 25,445 raste me koronavirus dhe 408 vdekje të dielën, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në pothuajse 187,000 dhe rastet e konfirmuara në 7,3 milionë.

(Kosova Sot Online)