Real Madridi i kthehet punës me vetëm një mungesë

  • S.A /
  • 28 December 2020 - 09:10
Real Madridi i kthehet punës me vetëm një mungesë

Pas një pushimi të shkurtër, skuadra e Real Madridit u rikthye në stërvitje të dielën pasdite në Valdebebas, për t’u përgatitur për rifillimin e sezonit në La Liga.

Real Madridi do të përballet me Elche të mërkurën më 30 dhjetor dhe do të synojë ta vazhdojë serinë e fitoreve tani që është barazuar me pikë me liderin, Atletico Madrid.

I vetmi që mungoi në stërvitjen e së dielës ishte sulmuesi brazilian Rodrygo.

Rodrygo u lëndua në fitoren e Real Madridit kundër Granadas para Krishtlindjes dhe do të mungojë rreth tre muaj.

Pjesa tjetër e skuadrës u duk në formë të përkryer në përgatitjet për ndeshjen e fundit në vitin 2020 në stadiumin Manuel Martinez Valero.

Eden Hazard pritet të luajë titullar në këtë ndeshje, duke qenë se ishte në stol në ndeshjen e fundit të skuadrës së Zinedine Zidane. 

(Kosova Sot Online )