Ronaldo: Më pëlqen kur tifozët më fishkëllejnë

  • S.A /
  • 28 December 2020 - 08:53
Ronaldo: Më pëlqen kur tifozët më fishkëllejnë

Cristiano Ronaldo ka thënë se i pëlqen kur njerëzit e fishkëllejnë dhe se i duket e mërzitshme të luajë pa praninë e tifozëve në stadium.

Për shkak të pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit, tifozët nuk kanë qenë në gjendje të shkojnë në stadiume për t’i shikuar ndeshjet e futbollit në Evropë, me disa përjashtime, transmeton Gazeta Express.

Në Juventus, Ronaldo është dashur të mësohet të luajë në stadiume të boshe në disa muajt e fundit.

Si një njeri i cili e përdor energjinë e mirë dhe të keqe nga tifozët, 35-vjeçari e pranon se i mungojnë fishkëllimat po aq sa duartrokitjet.

“Duhet të jemi i sinqertë, të luash në një stadium bosh është e mërzitshme. Ne lojtarët e respektojmë protokollin dhe shëndeti është gjëja më e rëndësishme, natyrisht, por nuk më pëlqen, të jem i sinqertë”, tha Ronaldo.

“Pasioni im është futbolli. Unë luaj për familjen, fëmijët dhe miqtë e mi dhe për tifozët. Por nuk më pëlqen. Është e çuditshme”.

“Më pëlqen kur njerëzit e fishkëllejnë Cristianon. Kur e prek topin ata fishkëllejnë, më pëlqen kjo. Shpresoj se në vitin 2021 ata i ndryshojnë rregullat dhe ne mund t’i shohim stadiumet plot me njerëz”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )