Messi: “Nuk do t’i bashkohet Realit, është e pamundur të ndodhë diçka e tillë”

  • S.A /
  • 28 December 2020 - 16:33
Messi: “Nuk do t’i bashkohet Realit, është e pamundur të ndodhë diçka e tillë”

Pasi dështoi për t’u larguar nga Camp Nou në verën që lamë pas, 33 vjeçari, Lionel Messi, vazhdon të lidhet me një largim në vitin 2021.

Manchester City dhe Paris Saint-Germain raportohet se po e kërkojnë 10shin e Barcelonës, derisa skuadra e Ronald Koeman ka vazhduar të tregojë paraqitje jo të mira në La Liga.

Sido që të jetë, në një intervistë të gjatë për “La Sexta”, Leo Messi ka zbuluar shumë gjëra.

Ai gjithashtu ka shukatur thashethemet nëse do të bënte atë që bëri vite më parë Luis Figo, t’i bashkohet Real Madridit.

“Si ndihet me fanellën e Barçës? Barcelona është gjithçka për mua, e kam thënë, është jeta ime. Unë jam këtu që kur isha 13 vjeç. Jam rritur në klub dhe në këtë qytet. Kam jetuar në Barcelonë më shumë se në Argjentinë, vendin tim. Kam mësuar gjithçka këtu, jam rritur dhe klubi më stërviti si lojtar dhe njeri. E dua këtë qytet dhe klubin. Edhe fëmijët e mi kanë lindur këtu. Unë nuk do të bashkohem me Real Madrid ose Atletico Madrid. Është e pamundur të ndodhë diçka e tillë. Nuk e di as nëse do të largohem nga Barcelona. Do të flas në fund të sezonit me drejtuesit. Shpresoj të jem pjesë e Barcelonës deri kur ta lë futbollin”. 

(Kosova Sot Online  )