Ronaldos dhe Lewandowskit ju del një mal me probleme gjatë udhëtimit në Dubai...

  • S.A /
  • 28 December 2020 - 16:22
Ronaldos dhe Lewandowskit  ju del një mal  me probleme  gjatë udhëtimit  në Dubai...

Cristiano Ronaldo dhe Robert Lewandowski kanë ndezur polemika pasi ata shkuan në Dubai për të marrë çmimet nga Globe Soccer Awards të dielën e javës që shkoi, pavarësisht kufizimeve të udhëtimit për shkak të pandemisë me coronavirus.

Ndërsa udhëtimet nga Emiratet e Bashkuara Arabe konsiderohen si një rrezik në Itali dhe Gjermani, raportohet se lojtarët do të jenë në gjendje të stërviten gjatë kthimit të tyre përkatës në Juventus dhe Bayern Munchen, pavarësisht se shumica e udhëtarëve u duhet të kalojnë një periudhë izolimi. Ronaldo mori çmimin ‘Lojtari i Shekullit’ dhe Lewandowski atë si ‘Lojtarit të Vitit’ para se të kthehej në shtëpi, dhe të dy yjet pritet të luajnë në ndeshjet e radhës të ekipit të tyre, të cilat do të zhvillohen më 3 janar, pasi autoritetet shëndetësore vendosën që ata ishin subjekt i përjashtimeve.

Ronaldo udhëtoi në Emiratet e Bashkuara Arabe me familjen e tij para Krishtlindjeve, pas humbjes së Juventusit 3-0 në shtëpi ndaj Sampdoria të martën më 22 dhjetor, sipas Gazetta dello Sport. Sulmuesi i Juve kaloi kohë në Emiratet e Bashkuara Arabe para se të mblidhte çmimin e tij të dielën dhe do të jetë në gjendje të stërvitet sot kur trajneri Andrea Pirlo të ketë lojtarët e tij përsëri së bashku pas pushimit të Krishtlindjes përpara ndeshjes së tyre të ardhshme kundër Udineses.

Italia shtrëngoi masat e saj për udhëtimet më 3 dhjetor ndërsa normat e infeksionit u rritën në vend dhe çdokush që kthehet nga Emiratet e Bashkuara Arabe kërkohet të izolohet për 14 ditë. Ndërkohë, shtypi gjerman ka theksuar vizitën e Lewandowskit në Lindjen e Mesme.

Sulmuesi polak nuk u lejua të merrte personalisht çmimin e lojtarit më të mirë të vitit nga FIFA për vitin 2020, për shkak të pandemisë me coronavirus , por kjo nuk e ka ndaluar atë ta bëjë këtë për një çmim më pak të rëndësishëm. Vetëm dy javë më parë, Lewandowski mori çmimin e FIFA-s në terrenin e stërvitjeve të Bayern Munchen pasi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino fluturoi nga Zvicra në Gjermani për t’i dhënë atij çmimin, por të dielën, ai shkoi në Dubai. 

(Kosova Sot Online )