Ronaldo po e mbyll vitin me statistika pozitive

  • A.P /
  • 31 December 2020 - 17:55
Ronaldo po e mbyll vitin me statistika pozitive

Së shpejti do të mbushë 36 vjet, por pavarësisht kësaj CR7 vazhdon të impresionojë me paraqitje në fushë.

Cristiano Ronaldo po zhvillon një tjetër sezon pozitiv me fanellën e Juventusit.

Eshtë 35 vjecar, rrugës për t’i mbushur 36 (në shkurt të vitit 2021), por ai vazhdon të regjistroi shifra vërtetë të mira në fushë, edhe pse jo si dikur.

Ronaldo po e mbyll vitin me më shumë gola se ndeshje.

Ai deri më tani sezonin 2020/21, ka shënuar 12 gola në 10 paraqitje në Serie A, 16 në 14 paraqitje në të gjitha garat – pra dy gola më shumë se ndeshje dhe ka për cfarë të festojë, pasi edhe ditë më parë u vlerësua si lojtari më i mirë i shekullit.

Ai synon këtë edicion të fitojë Këpucën e Artë në Itali.

(Kosova Sot Online)