Xhudoja e bronztë

  • G.G /
  • 02 January 2021 - 10:19
Xhudoja e bronztë

Xhudistët kosovarë fituan kryesisht medalje të bronztë në Kampionatet Evropiane të moshave të ndryshme

Sporti i xhudos ishte mjaft aktiv me pjesëmarrje në gara ndërkombëtare, mbi të gjitha në pjesën e dytë të vitit.

Xhudistët kosovarë fituan kryesisht medalje të bronztë në Kampionatet Evropiane të grupmoshve të ndryshme.

Distria Krasniqi e ka fituar të bronztën në Evropianin e Pragës në kategorinë 48 kilogramë.

E në Grand Slamin e Budapestit, Distria u tregua më e suksesshme duke e fituar të artën.

Ajo mbetet në krye të renditjes botërore në kategorinë e saj.

Me të bronztën në Republikën Çeke u stolis edhe garuesja tjetër kosovare, Loriana Kuka në kategorinë 78 kilograme.

Në Evropian, ku morën pjesë 40 shtete me mbi 340 garues, pjesëmarrëse ishte edhe edhe Flaka Loxha, e cila nuk arriti të fitonte medalje.

Loriana gjatë këtij viti mori pjesë edhe në Grand Slamin e Budapestit, ku u stolis po ashtu me të bronztën.

Ndërkohë, garuesja e re Laura Fazliu fitoi medalje të bronztë në Kampionatin Evropian U-21, i cili u mbajt në Poreç të Kroacisë.

Laura, e cila garon në kategorinë, 63 kilogramë, njëherësh mori pjesë edhe në Evropianin U-21, ku ishte më e suksesshme, duke e fituar të argjendtën.

E xhudisti Dardan Cena garoi në Kupën Evropiane në Bielsko Biala të Polonisë, ku e fitoi medaljen e bronztë.

Garuesit kosovarë morën pjesë edhe në Kupën Evropiane të Dubrovnikut.

Shigeki Nakamura dhe Laura Fazliu ishin të artë, ndërsa Flaka Loxha dhe Erza Muminoviq fituan medalje të argjendta.

Fatkeqësisht, në vitin 2020 nuk e patëm mundësinë t’i shijonim sukseset e Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës dhe Akil Gjakovës.

(Kosova Sot Online)