Mësohet sa do të mungojë Romelu Lukaku

  • S.A /
  • 04 January 2021 - 13:27
Mësohet sa do të mungojë Romelu Lukaku

Romelu Lukaku do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Interit në Serie A, të mërkurën kundër Sampdorias.

Sulmuesi belg e pësoi një dëmtim në fitoren e Interit 6:2 kundër Crotones të dielën në Serie A.

Në paraqitjen e tij të 50-të për Interin, 27-vjeçari shënoi gol dhe asistoi por pësoi dëmtim muskulor në fund të takimit në San Siro.

Sipas mediave italiane, stafit mjekësor të Interit do t’i duhet kohë për ta vlerësuar shkallën e dëmtimit të Lukakut.

Trajneri Antonio Conte nuk dëshiron ta rrezikojë sulmuesin kryesor, prandaj ai pritet të mungojë dhe të jetë i gatshëm për Romën në fundjavë. 

(Kosova Sot Online )