Fury i reagon Joshuas: Gënjeshtar, ti s’je në gjendje t’ia heqësh kokën askujt

  • S.A /
  • 04 January 2021 - 13:24
Fury i reagon Joshuas: Gënjeshtar, ti s’je në gjendje t’ia heqësh kokën askujt

Tyson Fury thotë se kërcënimi i Anthony Joshuas për fitore me nokaut ndaj tij, është thjesht gënjeshtër dhe beson se rivalit të tij britanik i mungon vetëbesimi për ta fituar titullin e botës kundër tij.

Kampioni i botës në WBC Fury do të përballet me Joshuan, i cili i mban titujt e tjerë të botës WBA, IBF dhe WBO, për kampionin e padiskutueshëm të botës në kategorinë e rëndë.

Joshua fitoi me nokaut dramatik kundër Kubrat Pulev në dhjetor dhe e paralajmëroi Furyn se do t’ia heqë kokën kur të takohen në ring.

Por Furyt nuk i bëjnë përshtypje kërcënimet e bashkatdhetarit të vet.

“Kjo luftë ka kohë të gjatë që është duke u përgatitur. Ata më kanë shmangur mua që një kohë të gjatë dhe tani do të ndodhë më në fund. Ata ose heqin dorë nga lufta dhe tregojnë publikisht, ose pranojnë të luftojnë. Ata janë humbës në çdo mënyrë”, tha Fury.

Në lidhje me kërcënimin e Joshuas, Fury shtoi: “Është thënie e mirë. Nuk nënkupton asgjë. Njerëzit thonë shumë gjëra por nuk i realizojnë kur të vijë koha, prandaj e shohim. Kurrë nuk e kam parë atë duke ia hequr kokën dikujt në 22 luftërat e tij deri tani. Është gënjeshtër. Një tjetër gënjeshtër”. 

(Kosova Sot Online )