Liverpooli s’e ka lehtë sonte

  • S.A /
  • 04 January 2021 - 13:54
Liverpooli s’e ka lehtë sonte

“Reds” do ta vizitojnë Southamptonin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17-të të Premierligës

Liverpooli do ta ketë sonte një sfidë të vështirë.

“Reds” do ta vizitojnë Southamptonin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17-të të Premierligës.

Skuadra e Jurgen Kloppit prin aktualisht në tabelë me 33 pikë, sa i ka edhe Manchester United.

Mirëpo, Xherdan Shaqiri me shokë i duan të tria pikët sonte për t’u shkëputur në krye të tabelës.

Megjithatë, kampioni aktual i Anglisë nuk do të ketë punë aspak të lehtë pasi përballë do ta ketë një skuadër që është mjaft e papërshtatshme.

Aktualisht, Southamptoni gjendet në pozitën e nëntë në tabelë me 26 pikë, sa ka edhe Aston Villa, që është e shtata.

Ndeshja në mes të Southamptonit dhe Liverpoolit zhvillohet sonte duke filluar nga ora 21:00. 

(Kosova Sot Online )