Real Madridi e gjen zëvendësuesin e Sergio Ramosit

  • S.A /
  • 05 January 2021 - 09:29
Real Madridi e gjen zëvendësuesin e Sergio Ramosit

Mbrojtësi i Villarrealit, Pau Torres, pëlqehet shumë nga drejtuesit e Real Madridit dhe shihet si zëvendësues afatgjatë i Ramosit, pavarësisht se a largohet nga klubi tani apo më vonë ky i fundit.

Paraqitjet e 23-vjeçarit për Villarrealin kanë qenë të shkëlqyer dhe, në të njëjtën kohë, ai e ka formuar një partneritet shumë të mirë me Ramosin në qendër të mbrojtjes së kombëtares së Spanjës.

Villarreali ia ka vendosur Torresit një klauzolë prej 50 milionë eurosh, por kjo shifër mund të diskutohet për shkak të marrëdhënieve të mira mes dy klubeve, sipas mediave spanjolle.

Real Madridi është pranë marrëveshjes edhe me mbrojtësin e Bayern Munich, David Alaba, të cilin mund ta afrojë falas, duke qenë se atij i përfundon marrëveshja me klubin gjerman në verë.

Për austriakun, thuhet se Madridi e mposhti në garë Barcelonën, por për Torres do të ketë konkurrencë nga Arsenali. 

(Kosova Sot Online )