
Lexoni edhe:
Akil Gjakova zbulon gjininë e fëmijës
Barcelona i ka shtyrë stërvitjet e së martës, pas shpërthimit të koronavirusit në klub.
Katalonasit janë duke u përgatitur për ndeshjen e La Ligës kundër Athletic Bilbao në San Mames të mërkurën, por nuk do të jenë në gjendje të stërvitin të sot në mëngjes.
Të gjithë lojtarët dhe stafi i klubit do të testohen për COVID-19.
Dy anëtarë të stafit të klubit dolën pozitivë në testin për koronavirus dhe klubi është duke gjurmuar për raste të mundshme të reja.
Akil Gjakova zbulon gjininë e fëmijësLexoni edhe:
“Testet PCR, të kryera sot (e hënë) tregojnë se dy anëtarë të stafit të ekipit ë parë kanë dalë pozitivë për COVID-19”, njoftoi Barcelona në një komunikatë për media.
“Si pasojë, seanca stërvitore e planifikuar për të martën në orën 10:00 është shtyrë”, thuhet në njoftimin e klubit katalonas.
(Kosova Sot Online )