Tri synimet e Barcelonës: Depay, Wijnaldum dhe Garcia

  • S.A /
  • 05 January 2021 - 09:44
Tri synimet e Barcelonës: Depay, Wijnaldum dhe Garcia

Georginio Wijnaldum i Liverpoolit, Memphis Depay i Lyonit dhe Eric Garcia i Manchester City janë tri synimet kryesore të Barcelonës në afatin kalimtar të futbollistëve.

Megjithatë, klubi katalonas do ta ketë shumë të vështirë t’i afrojë ata në afatin kalimtar të janarit dhe ka më shumë mundësi të synojë t’i marrë falas në verë, kur të treve iu mbarojnë kontratat.

Trajneri i Barçës Ronald Koeman i dëshiron bashkatdhetarët e vet holandezë Wijnaldum dhe Depay në ekip, pasi edhe në verën e kaluar u përpoq t’i afrojë.

Drejtori sportiv Ramon Planes dëshiron ta kthejë Garcian në klub, pasi ai e kishte lënë akademinë La Masia për Manchester Cityn në vitin 2017.

Në verë, trajneri Pep Guardiola konfirmoi se Garcia e dëshironte largimin nga City, pasi e kishte refuzuar ofertën për vazhdimin e kontratës.

Barcelona nuk pritet të blejë lojtarë deri pas zgjedhjeve presidenciale më 24 janar.

Kushdo që i fiton zgjedhjet mund po ashtu ta ndërrojë drejtorin sportiv dhe të vijë me ide të reja.

(Kosova Sot Online )