Izolohet Zinedine Zidane

  • A.P /
  • 07 January 2021 - 21:55
Izolohet Zinedine Zidane

Real Madridi mund të udhëtojë në Pamplona pa Zinedine Zidanen.

Trajneri është në pritje të testit për VOCID-19. Ai është izoluar në shtëpinë e tij pasi ka qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv, raporton La Sexta.

Ai duhet të dalë negativ dy herë së paku për të marrë dritën e gjelbër se është i pastër.

Kështu, sipas MARCA, ekziston mundësia që të mungojë në sfidën me Osasunën.

David Betoni, ndihmësi i tij mund të udhëheqë skuadrën.

(Kosova Sot Online)