Jackson Ferreira largohet nga Gjilani

  • S.A /
  • 08 January 2021 - 16:03
Jackson Ferreira largohet nga Gjilani

Mbrojtësi i majtë, Jackson Ferreira ka ndarë rrugët me klubin e Superligës, SC Gjilani. Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook njoftoi për largimin nga klubi.

Braziliani falënderoi të gjithë pjesëtarët e klubit gjilanas, përfshirë edhe tifogrupin, “Skifterat”.

Ai erdhi vitin e kaluar te Gjilani, kurse kishte kontratë deri në qershor.

Ferreira ishte prej lojtarëve më të dalluar të klubit, duke i ndihmuar të arrijnë Evropa Ligën edicionin e kaluar.

(Kosova Sot Online )