Super derbi në mesditë, përballen Roma dhe Interi

  • E.K /
  • 10 January 2021 - 10:02
Super derbi në mesditë, përballen Roma dhe Interi

Serie A do të vazhdojë sot me ndeshjet e tjera të javës së 17-të. Takimi më interesant pritet të jetë ai mes Romës dhe Interit, që do të luhet në “Olimpico”.

Interi vjen pas humbjes së papritur ndaj Sampdorias xhiron e shkuar, kurse Roma ka tri fitore në tri ndeshjet e fundit.

“Nerazzurët” janë në vendin e dytë me 36 pikë, katër më pak se Milani, kurse Roma gjendet një pozitë më poshtë me 33 pikë. Një tjetër “rrëshqitje” për ekipin e Contes mund të jetë fatale në garën për titull.

Ndeshja do të fillojë nga ora 12:30. 

(Kosova Sot Online)