Dy takime interesante zhvillohen sot në Superligë

  • E.K /
  • 10 January 2021 - 09:59
Dy takime interesante zhvillohen sot në Superligë

Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshjet tjera të javës së 14-të në Superligën e Kosovës në basketboll, njëherit e fundit për stinorin vjeshtor.

Ponte Prizreni që u mposht pas shtatë fitoreve radhazi nga Bashkimi, do të përballet me Trepçën, që është në vendin e fundit me dy fitore dhe 11 humbje, por që është mobilizuar dhe po kërkon këndelljen.

Dueli mes Ponte Prizrenit dhe Trepçës nis nga ora 15:00.

Ndeshja e fundit është ndërmjet rivalëve të vjetër, Sigal Prishtinës dhe Bashkimit. Prishtinasit kanë katër fitore dhe nëntë humbje, kurse prizrenasit shtatë fitore dhe gjashtë humbje.

Dueli mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit nis nga ora 17:00. 

(Kosova Sot Online)