Odegaard pritet të largohet nga Reali gjatë janarit

  • S.A /
  • 11 January 2021 - 10:35
Odegaard pritet të largohet nga Reali gjatë janarit

Martin Odegaard u rikthye në Real Madrid me shumë bujë, pasi kishte bërë mirë si i huazuar te Real Sociedad.

Mesfushori ofensivë norvegjez kishte paraqitje të jashtëzakonshme në Sociedad dhe u kërkuar të rikthehet nga klubi. Edhe pse pritej shumë nga ai, Odegaard nuk ka arritur të luaj shumë këtë edicion nën urdhrat e trajnerit Zidane.

E përditshmja spanjolle AS ka raportuar se Los Blancos janë duke menduar huazimin e lojtarit përsëri në janar. 22-vjeçari është duke u kërkuar përsëri nga Sociedad, por tani interesim për të ka edhe nga kampionate tjera evropiane.

Megjithatë sipas medieve spanjolle, Odegaard preferon rikthimin në San Sebastian pasi aty ndihet më mirë. Real Madridi dëshiron ta huazojë për gjashtë muaj norvegjezin dhet a rikthejë atë përsëri në Santiago Bernabeu për edicionin 2021/22.

Odegaard këtë edicion ka luajtur në nëntë ndeshje për Realin, ku nuk ka gjetur asnjëherë golin. 

(Kosova Sot Online )