Mastersi i Dohas: Krasniqi kalon në gjysmëfinale, pas fitores kundër portugezes Costa

  • S.A /
  • 11 January 2021 - 12:39
Mastersi i Dohas: Krasniqi kalon në gjysmëfinale, pas fitores kundër portugezes Costa

Distria Krasniqi e ka mposhtur xhudisten portugeze Catarina Costa për të kaluar në gjysmëfinale të Mastersit të Dohas, i cili është duke u mbajtur momentalisht në Katar.

Xhudistja kosovare Krasniqi nuk hasi në ndonjë telashe për ta mposhtur portugezen në luftën e tyre çerekfinale në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Numri një i botës në kategorinë e saj tani e ka siguruar gjysmëfinalen dhe është vetëm një fitore larg sigurimit të medaljes për Kosovën.

Në gjysmëfinale, Krasniqi do të përballet me francezen Melanie Clement.

Kjo ishte fitorja e dytë e Krasniqit në Doha sot, pasi në rundin e dytë e mundi sllovenen Marusa Stanger me ippon.

Ajo e kaloi pa luftë rrethin e parë.

Mastersi i Dohas është i rëndësishëm sepse u siguron garueseve edhe pikë olimpike, të cilat janë të nevojshme për ta siguruar pjesëmarrjen ne Lojërat Olimpike Tokio 2020.

(Kosova Sot Online )